Shqiptarët dhe maqedonasit festuan ndaras

Shqiptarët dhe maqedonasit kanë festuar të ndarë natën e vitit të ri në Maqedoni, njofton korrespodenti i Koha Ditore nga Shkupi. Në sheshin Maqedonia ku ishin tubuar mijëra qytetarë u mbajt një koncert festim vetëm me artist të estradës maqedonase dhe pa asnjë artist shqiptar. Ndërkohë festa të ndryshme pati edhe nëpër lokale dhe objekte të ndryshme hoteliere ku po ashtu të rralla ishin rastet ku shqiptarët e maqedonasit festonin bashkë.

Në Shkup dhe qytetet e tjera të Maqedonisë minutat e parë të vitit 2016 u pritën me fishekzjarrë të shumta disa minutash.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU