Farat e kungullit tashmë me mijëra vjet përdoren për qëllime mjekësore, pasi ato janë një burim i pasur i vitaminave.
Për më tepër, shkenca e ka konfirmuar se vlera e tyre ushqyese rritet kur thahen, prandaj janë pothuajse unike në natyrë, transmeton “Zeri.info”.
Për një zemër të shëndetshme
Një e katërta e filxhanit me këto fara të shijshme përmban gati gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të magnezit që është shumë i rëndësishëm për zemrën tuaj.
Gjithashtu ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.
Përmirësohet sistemi imunitar
Përveçse janë të pasura me magnez, farat e kungullit janë një burim i pasur i zinkut, i cili ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar dhe kështu reduktojnë rrezikun e infeksioneve virale të tilla si ftohjet dhe gripi.
Hulumtimet kanë treguar se ndër të tjera zvogëlojnë lodhjen kronike dhe depresionin, përcjell “Zeri.info”.
Për një prostatë të shëndetshme
Që nga kohët e lashta është e njohur se farat nga kungulli janë një pjesë e rëndësishme e ushqimit për meshkujt, sepse ato kanë një efekt pozitiv në prostatë.
Studimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të përqindjes së lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e njerëzve dhe përdoren shpesh për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore të prostatës të tilla, si prostata e zgjeruar dhe hiperplazi, transmeton “Zeri.info”.
Reduktohet rreziku nga diabeti
Sipas hulumtimit, farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe kështu parandalohen komplikime të ndryshme që lidhen me diabet, të tilla si stresi oksidativ, shkaku kryesor i shkatërrimit të qelizave.
Ndihmojnë në lidhje me pagjumësi
Ngrënia e farave të kungullit disa orë para gjumit, veçanërisht në kombinim me fruta, kontribuon në tajitje më të mirë të melatoninës dhe serotoninës, duke rritur rigjenerimin e organizmit gjatë gjumit, përgatiti “ZËRI”. (b.an)