“Shqipëria pa armë”, Tahiri ka një apel edhe për këngëtarët: Modeli i gangsterit me armë nuk është i duhuri për fëmijët

Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri ka zhvilluar një takim me nxënës të gjimnazit të Burrelit në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”.

Tahiri u tha të rinjve se modeli i gangsterëve nuk është ai i duhuri. Ministri u shpreh se disa këngëtarë bëjnë videoklipe me thirrje për dhunë duke promovuar gara me makina dhe përdorur armë, por ky nuk është modeli që duhet ndjekur.

“Doli si modë të dukeshe si trendi e ganster nëse nuk merrje çantën, librat. Vetëm një fletore në xhep ose atë e lije tek banka. Dukej tendencë nëse shtyhehesh në kufjitë e ligjit apo nuk dedikoheshe aq shumë në mësime. Kjo kishte të bënte me modelin. E them këtë sepse edhe sot nuk është e radhë që të gjesh të rinj që në moshën tuaj për model marrin modelet e gabuara… Nuk kam asgjë me këngëtarët dhe as ata që merren me muzikë përkundrazi i respektoj, por sigurisht do të pëlqeja më shumë ata këngëtarë që nuk i bëjnë thirrje dhunës në këngët e tyre. Apo nuk i bëjnë thirrje garave me makina në videot e tyre, nuk shfaqin armë në videoklipet e tyre. Ashtu siç jam në fans i madh dhe do të parapëlqeja shumë e shumë të gjithë ata që nuk i bëjnë thirrje dhunës apo armëve”.

Më tej ai tha se ka shumë njerëz që armën e kanë mbajtur sepse nuk ekzistonte shteti, por tashmë duhet të punojmë të gjithë bashkë për të bërë një shtet më të fortë, pa pasur nevojë që secili të mbajë armën për t’u mbrojtur.

“Ne kemi nisur një fushatë kundër armëve, e cila pason një problem të madh që trashëgojmë prej vitit 1997. Në vitin 1997, (ndoshta sipas moshës ju takon që sapo të kishit lindur), në të gjithë Shqipërinë populli u armatos për shkak të mungesës së shtetit, – tha Tahiri. – Kjo histori vazhdon ende. Dhe ka shumë familje e qytetarë që mbajnë armë fshehur, diku në shtëpi, a oborr të shtëpisë, të cilat përbëjnë një problem jo të vogël jo vetëm për sot por dhe për nesër. Na duhet një përpjekje e madhe shtetërore, shoqërore, e mbi të gjitha kontributi i secilit prej jush, për të bërë gjithçka është e nevojshme që të mos kemi më armë në shtëpitë tona”.

Sipas tij, ka shumë njerëz që armën e kanë mbajtur sepse nuk ekzistonte Shteti.

Sot sfida jonë është: ejani të punojmë të gjithë bashkë për të bërë një shtet më të fortë, pa pasur nevojë që secili të mbajë armën për t’u mbrojtur. Ka shumë njerëz që arma u ka mbetur aty dhe nuk e kanë dorëzuar për shumë arsye, njëra prej të cilave se dënoheshe nëse kishe armë. Ja përse ne kemi miratuar një ligj në Parlament, dhe nga sot e për disa kohë (30 prill 2017) nuk do të dënohen ata që e dorëzojnë në mënyrë vullnetare armën”./shqip/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU