Shqipëria, në pesëshen e parë në Euro 2016 për… çmimin e fanellës

Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare të futbollit pritet të kushtojnë më shtenjtë se ato të shumë vendeve pjesmarrëse në Euro 2016.

Çmimet e fanellave në strelina
Çmimet e fanellave në sterlina

Sipas tabloidit britanik Mirror, fanella e kombëtares kuqezi lë pas vende si Italia, Spanja, Anglia, Rusia e të tjera, shkruan Panorama-Sport.

Fanellën e re më të shtrenjtë e ka Suedia, e ndjekur nga Austria, Belgjika, Gjermania dhe në vendin e pestë vjen Shqipëria, me 61.2 sterlina.

Në fund të janarit, FSHF publikoi kontratën e re me kompaninë “Macron”. Në të njëjtën kohë, FSHF tregoi edhe dizenjon e re të fanellave të kombëtares.

“Vetëm 14 nga 24 ekipet që marrin pjesë në Euro 2016 do të sheshin fanellat e reja të tyre përmes dyqaneve online në kohën kur ato do të prodhohen”, shkruan Mirror.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU