Shqipëria, Kosova dhe Gjermania “luftë” për talentin shqiptar të Bayernit

Emri i Meritan Shabanit është ai emër që po lakohet më së shumti nga 3 kombëtare.

Shqipëria, Kosova dhe Gjermani janë skuadrat përfaqësuese që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit të talentuar që aktivizohet me Bajern Mynihun në Gjermani.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë nisur kontaktet me talentin dhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi u shpreh se Shabani është shumë pranë Kombëtares.

Trajneri i Kosovës, Bernard Shalandes, tha se talenti i Bajernit po mendohet akoma, por që është shumë afër me Kosovën.

Teksa dy ekipet janë në “luftë” me njëra-tjetrën për talentin, është ekipi i tretë ai që përfiton.

Mediat gjermane, raportojnë se Meritan Shabani është lojtari i cili bën pjesë në listën e kandidatëve për t’u thirrur në takimin që Gjermania U20 do të luajë në datën 7 shtator përballë Republikës Çeke në një ndeshje miqësore.

Këto ditë, mund të jenë vendimtare sa i përket të ardhmes së talentit Shabani./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU