Shqetësimi/ A po sëmuren fëmijët për shkak të lodrave plastike?

Një studim i ri rekomandon se lodrat plastike dhe të përbashkëta të fëmijëve mund të mbartin viruse që shkaktojnë sëmundje, disa orë pasi ato janë lënë diku dhe kjo mund të ndikojë negativisht te shëndeti i fëmijëve

Lodrat e një fëmije mund të paraqesin një rrezik të madh shëndetësor për ta, për shkak të shtimit të sëmundjeve infektive, kanë paralajmëruar ekspertët. Viruse të caktuara, si gripi, mund të mbijetojnë në sipërfaqen e lodrave për një kohë të mjaftueshme sa të përbëjnë një shqetësim në rast ekspozimi, këshillon një kërkim i ri.

Ekspertët kanë testuar se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në një lodër plastike fëmijësh që është freksibël (e butë), për shembull një bretkosë.

Autori kryesor i studimit, Richard Bearden II nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhias, tha: “Njerëzit nuk e mendojnë vërtet se si mund të arrijnë të marrin viruse nga objekte jo të gjalla”.

“Ata mendojnë se i marrin ato nga njerëzit e tjerë. Fëmijët janë shumë të brishtë dhe të prekshëm nga marrja e sëmundjeve të caktuara infektive, sepse ato marrin në duar ose fusin në gojë objekte të huaja dhe sistemet e tyre imunitare nuk janë plotësisht të zhvilluara”.

Zbulimet lidhen me viruse të cilat kanë një shtresë të jashtme mbrojtëse e cila mund t’i ndihmojë ata të mbijetojnë dhe të infektojnë qeliza të tjera, shkruan shqip.

Shembujt përfshinë gripin, i cili është një nga sëmundjet më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes. Kërkuesit thanë se lodrat janë me gjasa një kanal i rëndësishëm për transmetimin e sëmundjeve virale te fëmijët.

fmije1Studime të mëparshme kanë zbuluar se ndodh kontaminimi viral përmes lodrave të përbashkëta në kopshte apo shtëpi.

Në veçanti, lodrat në zona të caktuara të cilat gjenden në ambiente të përbashkëta janë përcaktuar si një nga shkaqet kryesore të shpërthimit të sëmundjes virale, shkruan shqip.

Megjithatë, shkencëtarët nuk e dinë se për sa kohë mund të mbijetojnë këto lloj virusesh tek objektet jofrymore.

Si rezultat ishte shumë e vështirë të vlerësohej rreziku i mundshëm i infektimit dhe projektimi i masave efektive të kontrollit siç mund të jetë dezinfektimi.

Ky është një kërkim i ri që synon të analizojë se sa kohë duhet që një virus i caktuar të çaktivizohet nga sipërfaqja e lodrave të fëmijëve në temperaturat tipike të ambientit dhe në nivele relative të lagështisë.

Kërkuesit përdorën një virus të ngjashëm që infekton bakterin për të modeluar mënyrat e mbijetimit te njerëzit. Ata e vendosën virusin te një lojë dhe kontrolluan lagështinë e mjedisit në 22 gradë Celsius, në 40 për qind ose 60 për qind lagështi.

Gjatë një periudhe 24-orëshe, një për qind e virusit mbeti ende infektues në lodër në lagështinë relative 60 për qind, që tregon një pakësim prej 99 për qind në numrin e viruseve infektive.

Sipas Bearden kishte më shumë gjasa që kërkuesit të arrinin të gjenin ende virusin te lodra përtej 24 orëve, sepse kjo lidhet me lagështinë.

Virusi ishte më pak i qëndrueshëm në lagështinë 40 për qind, që është më i zakonshmi në mjediset brenda shtëpisë. Në dy orët e para, vetëm 0.01 për qind e virusit vazhdoi të ishte i pranishëm, duke treguar një pakësim prej 99.9 për qind të pakësimit të numrit të viruseve infektive.

Kërkuesit arritën të rikuperonin 0.0001 për qind të virusit infektiv brenda 10 orësh.

Megjithatë, nëse ndonjë virus arrin të qëndrojë, ka një rrezik që fëmijët të sëmuren. Lagështia relative në shtëpi mund të variojë nga vendi ku jeton dikush ndaj është e rëndësishme që të merren masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve, sipas profesor Bearden.

“Mendoj se fokusi kryesor për prindërit, doktorët dhe kujdestarët e kopshteve duhet të jetë sterilizimi i lodrave të përbashkëta të fëmijëve të tyre dhe zhvillimi i një strategjie që do të ndihmojë në sigurimin që sëmundjet të largohen një herë e mirë nga çdo lodër”, tha ai.

Për shembull, lodrat që janë të përbashkëta te njerëzit duhet të dekontaminohen shpesh. Pastrimi i zakonshëm shtëpiak është një nga zgjidhjet më të mira.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu eliminimin e lodrave të fëmijëve në mjediset ku ata presin në pediatri. Një plan dekontanimi duhet të përfshihet gjithashtu për dorezat e dyerve, butonat e ashensorit dhe sipërfaqe të tjera që preken shpesh nga shumë njerëz. Studimi u publikua në Revistën Pediatrike të Amerikës./ a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU