Shpiket kompjuteri që lexon mendimet

Një kompjuter i ri shumë i avancuar që mund të dekodojë mendimet e njerëzve në kohë reale, është shpikur tashmë, tregojnë studiuesit. Ata janë të aftë të parashikojnë çfarë njerëzit po mendojnë dhe shikojnë, bazuar në sinjal elektrik që vjen me anë të elektrodave, që implantohen në tru. Një mënyrë që lejon të ndihmohen pacientët, me probleme me komunikimin.

Kjo pajisje mund të zbulojë në të qindën e sekondit, ndjenjën e dikujt që shikon një imazh dhe u jep mundësinë shkenctarëve që të përllogarsinin me 95 përqind sukses, po çfarë mendon dikush.

“Ne po përpiqemi që të kuptojmë në radhë të parë se si i percepton objektet lobi i përkohshëm dhe së dyti, se si mund të përdorim një kompjuter për të nxjerrë të dhëna, për mënyrën se si mund të parashikojmë çfarë dikush po shikon në kohë reale”, thotë neuroshkenctari Rajesh Rao, nga Universiteti i Ëashingtonit. “Po përpiqemi që të krjojmë një mënyrë për të zbatuar rezultatet e kërkimeve tona, tek pacientë që nuk komunikojmë si pasojë e një paralize të plotë, ardhur nga ndonjë ishemi e trurit.”

Studiuesit kanë përdorur elektrodat, që i kanë vendosur në lobin e përkohshëm të trurit. Gjatë testimi u përdorën dy kategori imazhi, shtëpitë dhe fytyrat e njërëzve dhe në bazë të reagimeve, studiuesit mund të parashikonin me 95 përqind, çfarë po shikonte pacienti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU