Shpërthimi në gjykatën greke, ekstremi i majtë merr përsipër sulmin

Grupi grek i ekstremit të majtë OLA (Grupi i luftëtarëve popullorë) mori sot përsipër në emër të luftës kundër “drejtësisë borgjeze” sulmin me bombë që shkaktoi dëme në 22 dhjetor ndaj gjykatës së Apelit të Athinës.

Aktiv prej 2013, ky grupi ishte i dyshuari kryesor nga policia pas këtij sulmi, fatmirësisht pa viktima. Ai postoi disa faqe në formë hakmarrje që u shfaqën në web-in alternativ “Indymedia”.

Duke e përcaktuar gjyqësorin si “instrument i kapitalizmit”, OLA akuzoi këtë institucion se ka theksuar rolin reaksionar dhe antisocial në kuadër të krizës ekonomike dhe sociale të përjetuar nga Greqia prej 2010.

Sulmi i fundit i pretenduar nga OLA shënjestroi në maj zyrat e mbulimit të kredive të bankës greke “Eurobank”, në qendër të Athinës.

OLA kishte sulmuar më parë me kallashnikov selinë e partisë së djathtë të Demokracisë së Re, por gjithashtu rezidencën e ambasadës së Gjermanisë në dhjetor 2013 dhe ndaj ambasadës izraelite në dhjetor 2014.

Ky grup mori përsipër sulmin me bombë në nëntorin 2015 kundër Federatës së industrialistëve grekë (SEV) në Athinë. Në asnjë nga sulmet nuk janë shënuar të vrarë./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU