Tre shpërthime eksplozivi pranë autobusit të Borussia Dortmund në Gjermani, ka sjellë plagosjen e qendërmbrojtësit Marc Bartra.
Shpëthimet kanë ndodhur në momentin kur autobusi po i drejtohej stadiumit “Signal Iduna Park” ku do të zhvillohej ndeshja çerekfinale e Champions League me francezët e Monaco.
Ngjarja është regjistruar vetëm 10 km larg stadiumit të Borussia-s. Policia gjermane rezervohet të japë informacione, por pohon se bëhet fjalë për një shpërthim eksplozivi.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se i lënduar ka mbetur mbrojtësi i Dortmund, Bartra i cili ka marrë plagë në trup.
Ai është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit.
Anulohet ndeshja Borussia Dortmund-Monaco
Shpërthimi pranë autobusit të Borussia Dortmund ka alarmuar policinë gjermane.
Për efekt sigurie, ndeshja çerekfinale e Champions Legue, Borussia Dortmund – Monaco është anuluar. Takimi do të luhet nesër, e mërkurë, në orën 18:45.
Nga shpërthimi i regjistruar rreth orës 19:30, gjatë kohës që autobusi po i drejtohej stadiumit “Signal Iduna Park”, mbeti i plagosur qendërmbrojtësi spanjoll, Marc Bartra i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Dortmund.
c.a