Shpërthim me tritol në Tiranë, plagosen rëndë burrë e grua

TIRANË- Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë private në Mëzez, e për pasojë janë dëmtuar rëndë dy bashkëshortë.

Nga bluzat e bardha mësohet se burrë e grua ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Kryefamiljarët e plagosur janë Lulezim Selfo 48 vjeç dhe Lirie Selfo 40 vjeçe, të cilët po marrin mjekim në spital.

Bashkëshortët kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy.

Policia dyshon se kemi të bëjme me konflikt pronësie

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU