Shpërthim i fuqishëm në një stacion në Dyarbakir të Turqisë, vriten 7 policë

Një tjetër ngjarje terroriste ka tronditur Turqinë. Një bombë ka shpërthyer në qytetin lindor Dyarbakir, në zonën lindore të vendit.

Shpërthimi ka ndodhur në një stacion autobusi.

Sipas të dhënave shpërthimi ndodhi në momentet kur po kalonte një automjet policie i cili besohet të ketë qenë edhe objektivi i sulmit. Të paktën 4 efektivë mbetën të vdekur ndërkohë u plagosën edhe disa kalimtarë të rastit.

Paraprakisht bëhet me dije se kemi të bëjmë me sulm terrorist.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17 të pasdites së sotme me orën lokale, kur një pajisje eksplozivi është aktivizuar. Fotot nga vendngjarja tregojnë disa automjete, përfshi edhe një autobus, të shkatërruar.

Dyarbakir është një qytet ku banohet në shumicë nga etnia kurde.

stacioni-ne-turqishperthikmi-ne-stacion

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU