Shpërthen zarfi bombë në zyrat e FMN në Paris, një i plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kryeqtytetin francez Paris.

Nga shpërthimi të paktën një person raportohet të ketë mbetur i plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur nga një zarf në të cilin ishtë paketuar një sasi lënde eksplozive.

Nuk dihet ende personi të cilit i ishte dërguar zarfi. Mësohet se zarfi ka shpërthyer pasi u hap. Nuk ka ende të dhëna për autorët e sulmit terrorist.

Policia franceze ka ngritur në maksimum nivelin e gadishmërisë ndërkohë po kryhen kontrolle të imtësishme në zonë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU