Shpërthen raketa që do të lëshonte në orbitë satelitin e parë të Facebookut

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Florida në qendrën Kennedy ku po testoheshin raketat hapësinore të shoqërisë Space X të iniciuara nga manjati amerikan Elon Musk.

Raketa pa ekuipazh në bord duhej të lëshohej në orbitë këtë të shtunë në bazën e aviacionit amerikan në Cape Canaveral por diçka dështoi.

Agjencia hapësinore konfirmoi se ishin shpërthime të njëpasnjëshme të cilat tronditën ndërtesa të tëra shumë kilometra larg ndërsa siç shohim në pamje një re e madhe tymi pushtoi qiellin.

Space X bëri të ditur se nuk pati asnjë viktimë në njerëz, por raketa dhe ngarkesa e saj janë shkatërruar plotësisht. Raketa kishte si mision hedhjen në orbitë të satelitit të parë të Facebookut.

Ende autoritetet nuk kanë konfirmuar ndonjë detaj lidhur me ngjarjen por dëshmitarët thonë se here pas here dëgjohen sirena.

SpaceX është një shoqëri hapësinore e themeluar nga Musk në vitin 2012 me qëllimin për të reduktuar kostot e udhëtimeve në hapësirë dhe për të ofruar mundësinë për të kolonizuar planetin Mars.

Space X pak orë më parë kish firmosur një kontratë për lëshimin e një satelit duke përdorur një raketë Falcon 9 e përdorur edhe në misione të mëparshme.

shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU