“Shota” e Haklajve thyen heshtjen: Ju rrëfej vrasjet e Sali Berishës, na nxori edhe nga varret

Gazetarët Muhamed Veliu dhe Elton Qyno të Shqiptarja.com, i kanë marrë një intervistë  Zylfije Haklajt, motrës së Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt.

Prej vitit 2000 ajo ndodhet në Suedi, ku ka përfituar azil, dhe nuk ka folur asnjëherë për vrasjet që tronditën Tropojën.

Në këtë intervistë, ajo tregon se si shkaktoi zinxhirin e vrasjeve në Tropojë Sali Berisha sipas saj dhe arsyet që sollën në përplasjet e tij me fisin Haklaj.

Saliu është njeri që na shau, na vrau dhe na nxorri edhe nga varret.

Ai njeri na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes sonë, në një kohë kur pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin.

Kurse tani ai na akuzon publikisht pa pasur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë se shpërblejmë njerëzit për t’ju kundërvënë Saliut, siç tha në një emision.

Në vitin 1997, kur Kosova martire po përgatitej për t’ju kundërvënë makinerisë serbe, në tokën mëmë organizohen firmat piramidale dhe hapen depot e armëve.

Në këto rrethana, Saliu duke parë se po i rrezikohej pushteti, kërkon mbështetjen njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja.

Qëllimi i Saliut ishte të përdorte veriun kundër jugut për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta.

Në këtë kohë kryetar i Komitetit të Shpëtimit ka qenë vëllai ynë Fatmiri, i cili nuk ju përgjigj thirrjes së Saliut, që ka qenë president vendi.

Fatmiri shprehej se “… nëse kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj, ne jemi të gatshëm në çdo kohë…”

Këtu është edhe momenti kur Saliu arriti në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut.

Lufta e tij vazhdon ndaj familjes sonë edhe në ditën e sotme”, shprehet ajo për dy gazetarët e Shqiptarja.com.

Saliu e ka vrarë Tropojën dhe i ka përdorur vrasjet për pushtetin dhe interesat e tij karrieriste dhe private”, vijon motra e Haklajve.

Më tej ajo tregon se pas kësaj më datën 22 qershor 1997 pas mesit të natës në dalje të Milotrit është vrarë nga banda e Saliut, Sokol Haklaj jurist i cili punonte ne Skrapar dhe Ibrahim Rustemaj  i cili udhëtonte bashkë me Fatmirin në drejtim të Tropojë.

Fatmiri merr dy djemtë e vdekur dhe niset në drejtim të Tropojës për tek trageti ku udhëtonte edhe Sali Berisha, fatmiri së bashku me të vdekurit në makinë nuk lejohen të udhetojnë me target”, vazhdon rrëfimin e saj Zylfije Haklaj.

Ajo tregon më tej se vrasja Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rustemit i revoltoi shumë, prandaj familjarët e irrituar për vrasjet udhëtojnë për tek mitingu  që zhvillohej nga Berisha në Tropojë.

Kur Saliu i quan horra dhe të lidhur me serbin ata që përkrahin kandidatin socialist ka reaguar vëllai jonë Shkëlqimi. Në këto momente Saliu urdhëron  uniformat e tij që ta marrin me vete Shkëlqimin.

Në shtator të 1997 plagoset Azem Hajdari në Pralament ku Sali Berisha organizon protesta ne Tropojë dhe pastaj do të pasoheshin në të gjithë Shqipërinë.

Fatmir Haklaj  nuk lejon që protestuesit të thyejnë dhe shkatërrojnë në qytet, iu kërkon caktimin e një sheshi për organizimin e protestës.

Drejtuesit e protestës nuk ju bindën kërkesës së Fatmirit, ndër ta ishte edhe Haki Hoxha.

Fatmiri i del turmës përpara dhe i kërkon  që të ndalin protestën dhe i kërkon zbatimin e ligjit, por ata përsëri refuzojnë. Këtu Fatmiri humbet kontrrollin dhe qëllon Haki Hoxhën.

Këtu shpërndahet protesta dhe fillon hakmarrja ndaj nesh.

Saliu duke u bindur që Tropoja po dilte jashtë komandës së tij dhe pengëesa kryesore ishin Haklajt planifikon vrasjen e Shkëlqimit për të goditur edhe Fatmirin.

Saliu vazhdoi vrasjet seri duke vrarë Shkëlqimin, sikur të ishte hakmarrje private duhej të vritej edhe Fatmiri por duke e pranuar krimin dhe arsyen e krimit.

Më datë 5 janar vriten në qafën e Luzhës, Artur Demiri dhe Shkëlqim Haklaj të cilët po ktheheshin nga dogana e Qafë-Prushit”, përfundon rrëfimin e saj Shota e Haklajve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU