“Shok” hidhet në tregun britanik

Adhuruesit e filmit në Britani të Madhe tash e tutje do ta kenë rast të paguajnë për të parë bashkëprodhimin kosovaro-britanik që u nominua për “Oscars”. “Shok” ka dalë në shitje nëpërmjet “iTunes”. Kushton 1, 99 funte, që i bie 2,5 euro, shkruan “Koha Ditore”.

Filmi me skenar e regji të Jamie Donoughue – që në garën për “Live Action Short” u mposht nga filmi irlandez “Stutterer – shënoi histori për kinematografinë kosovare duke u bërë i pari film që u nominua për statuetën e artë.

Shtjellon rrëfimin për miqësinë e dy djemve të rinj – që sfidohet në një kohë të jashtëzakonshme midis tmerreve të luftës në Kosovë, dhe ka protagonistë dy djem të rinj që luhen nga Lum Veseli e Andi Bajgora.

Producenti kosovar i këtij filmi, Eshref Durmishi, ka thënë se pas Britanisë së Madhe, filmi do të plasohet edhe në vende të tjera nëpërmjet “iTunes”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU