Shkuan të hapnin rrugën, vritet dy punonjës të bashkisë Mat

Fshati Shëlli, Burrel

Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit.

Sipas të informacioneve paraprake ngjarja është regjistruar rreth orës 14:30.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 4 punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës.

Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik pikërisht nga personi që kishte zaptuar rrugën. Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se autor i ngjarjes është Kujtim Koxha, i shpallur në kërkim. Ndërkohë viktima kanë mbetur Mentor Hoxha dhe Erzen Aliaj.

JavaNews.al sjell mëposhtë pamje nga fshati i Burrelit ku ndodhi ngjarja e rëndë:

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU