Shkuan të dehur në spital për ndihmë… situata degradon në dhunë e ofeza ndaj mjekëve e policëve

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Fushë- Krujë, një 56 vjeçar dhe dy djemtë e tij, 23 dhe 28 vjeç, kanë shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishin të dehur.

Por situata ka përshkallëzuar fillimisht me ofendime ndaj uniformave të bardha. Mjekët kanë thirru policinë, por situata nuk është qetësuar, përkundrazi.

Jak Jaku, Mhill e Albert Jaku janë përplasur fizikisht me punonjësit e policisë, duke i goditur këta të fundit me grushte. Si pasojë e kësaj situatë kanë përfunduar në pranga.

Të arrestuarit

Jak Jaku 56 vjeç, banues në  fshatin Mallkuç  Krujë;

Mhill Jaku 38 vjeç, banues në  fshatin Mallkuç  Krujë;

Albert Jaku 23 vjeç, banues në  fshatin Mallkuç  Krujë.

Ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi I punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim./java/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU