Shkrumbohet nga flakët banesa dykatëshe në Mat, s’ka të lënduar

Një banesë dykatëshe në fshatin Lis të Mati është shkrumbuar si pasojë e rënies së zjarrit.

Në momentin e ngjarjes në banesën ku jetojnë dy familje, ishte një e moshuar dhe 4 fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime.

Në banesën e djegur jetojnë dy familje me 13 anëtarë.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU