Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prezë ditën e sotme. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.
Raportohet se për shkak të përplasjes, mjeti ka marrë më pas flakë, gjë që ka shkaktuar plagosjen e drejtuesit.
Mësohet se S.D, 70 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës ndërsa shkak i aksidentit dyshohet humbja e drejtimit. /b.d