Shkozë, Mazniku: Po punojmë, të gjitha rrugët rurale hapen deri nesër

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku inspektoi gjatë pasdites së sotme punën që po bëhet në zonën e Shkozës, ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave, një lagje ishte bllokuar dhe nuk kishte kontakt me pjesën tjetër të qytetit.

“Pas përmirësimit të motit, ditën e sotme i gjithë stafi i bashkisë dhe trupa e ndërmarrjeve të varësisë së bashkisë, ka qenë e angazhuar në mënyrë maksimale për riparimin e dëmeve të krijuara nga reshjet e djeshme”, u shpreh Mazniku.

Nënkryetari i bashkisë theksoi se situata më problematike paraqitet në zonat periferike të qytetit, sidomos në zonat rurale ku ka patur bllokime të rrugëve dhe dëmtim të urave. “Zona të tilla kemi disa, kryesisht në ish-komunat, njësitë administrative që i janë bashkuar Tiranës. Deri ditën e nesërme të gjitha rrugët do të hapen, për t’i ridhënë mundësi qytetarëve që të lëvizin lirisht në të gjitha akset rrugore”,  tha Mazniku.

Interesimit të mediave nëse rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar dëme apo thjesht bllokime të akseve dhe sa do të vazhdojë plani i masave, Mazniku iu përgjigj: “Kryesisht kemi të bëjmë me bllokim të akseve lëvizëse. Kemi probleme në dy ose tre ura në komunat Zall-Bastar, Zall-Herr dhe në disa zona të banuara.

Në zonën e Shkozës, rreth 100 familje ishin bllokuar nga reshjet dhe rrëshqitja e dheut dhe Bashkia e Tiranës ndërhyri për të bërë të mundur rikthimin e gjendjes në normalitet. Më shumë se 1200 punonjës dhe afro 80 mjete motorike, si eskavator e fadroma, kanë qenë të pranishme në terren për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe zonave më të prekura.

Edhe kryetari i bashkise Erjon Veliaj, permes nje postimi ne rrjeti social ka falenderuar punonjesit e bashkise te cilet kane punuar me 3 turne ne keto 2 ditet e fundit.

veliu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU