Shkon në 93 numri i viktimave nga zjarret në Greqi

Ka shkuar në 93 numri i të vdekurve nga zjarret në Greqi. Këtë shifër e kanë konfirmuar autoritetet greke.
Agjencia greke për mbrojtjen civile ka bërë publik emrat e personave që vdiqën pasi flakët përfshinë Athinën.

Viktima më e re ishte një foshnjë 6-muajshe dhe më i moshuari ishte 93 vjeç. Në mesin e të vdekurve ishin 11 fëmijë.
Nga zjarri që kaploi këtë pjesë të Greqisë, kanë vdekur edhe 4 persona të huaj. Një grua nga Polonia bashkë me fëmijën e saj, si dhe dy burra, njëri nga Irlanda dhe tjetri nga Belgjika.
8 persona janë ende në spital dhe në rrezik për jetën./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU