Shkodër / Tentoi të pastrojë tokën me zjarr, i shkrumbohet ullishtja

Një ullishte në fshatin Ganjoll, në Shkodër është përfshirë nga flakët.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që ka konstatuar se janë djegur pjesërisht pemët e ullishtes dhe nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Toka është në pronësi të A.Z. 39 vjeç, banues në Ganjoll, i cili me qëllim për të pastruar tokën  ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër për ngjarje aksidentale. /r.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU