SHKODER/ Plumb në kokë 47-vjeçarit pse e ofendoi, dorëzohet autori, Jozef Mujeci

Eshtë dorëzuar pas disa orësh arrati, Jozef Mujeci, autori i vrasjes në Shkodër të Genc Mhillajt, baba i katër fëmijëve. Mujeci 21-vjeçar është dorëzuar në Policinë e Lezhës rreth 8 orë pas vrasjes. Mhillaj banues në Torovicë është vrarë me një plumb në kokë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale u bë i mundur identifikimi i autorevë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur sot rreth orës 11:00 te ura në fshatin Mali Jushit ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Genc Mhillaj.

Autor i dyshuar i vrasjes është shtetasi Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para 2 ditësh në fshatin Torovicë, ku viktima e ka vazhduar konfliktin edhe fizikisht.

Nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e D.V.P-Lezhë janë ngritur pika kontrolli po bëhet dhe krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të lartpërmendur dhe bashkëpunëtorit të tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU