Shkodër/ asgjësohen 400 rrënjë kanabis, në pranga 2 kultivuesit nga Tirana

Efektivët e policisë së Shkodrës kanë arrestuar 2 kultivues droge si dhe kanë asgjësuar rreth 400 rrënjë bime kanabis sattiva. Në pranga përfunduan Qani Hamzaj, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Arjan Nikolli, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë veprimeve hetimore të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme një armë zjarri automatik model-56, dy karikatore me 51 fishek model-56, një motorrçikletë e modifikuar, pa targa e pa dokumente si dhe një automjet tip fouristradë, marka “Landrover”, pa targa.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU