Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që zëvendëson morfinën

Një ilaç i ri është zbuluar nga një ekip shkencëtarësh përfshirë edhe kimistin e çmimit Nobel

Ata kanë premtuar se ky ilaç zëvendëson opiumin saktësisht morfinën, edhe pse ai deri tani është testuar vetëm në minj, tha Ian Johnson, shkruan Independent.

Një ekip që përfshinte fituesin e çmimit Nobel kimistin Brian Kobilka, të Universitetit Stanford në SHBA, zbuloi ilaçin e quajtur PZM21 pas vlerësimit të rreth tre milionë e komponimeve të ndryshme.

Morfina, rrjedh nga hashashi, e cila ndikon duke vepruar në një receptor në tru që redukton dhimbjet, por gjithashtu ndikon në receptorë të ndryshëm, gjë e cila mund të çojë në probleme të frymaëmarrjes fatale në rast mbidozës

Por PZM21, e cila deri më tani është testuar vetëm  në minj, duket se do të veprojë në receptorin e parë në të njëjtin nivel si morfina, por pa ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme një receptor të dytë. /r.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU