Shkatërrimi mjedisor vjen nga hedhja e plastikës në natyrë

Me rënien e nivelit të ujit gjatë stinës së verës del në pah një ndotje sa katastrofike, aq edhe shumëvjeçare. Gjithandej të zë syri mbeturina të shumëllojshme, që nga qese plastike dhe bidona, e deri te goma makinash dhe televizorë që nuk punojnë më.

“I gjithë zinxhiri ujor dhe zinxhiri ushqimor është i kontaminuar nga këto mbetje, që nga ky ujë që në zonën fushore do të përdoret për të vaditur fushat, ku mbillen misri, gruri apo domatet që do të konsumojmë ne. Këto mbeturina përfundojnë në det dhe ne konsumojmë ato peshq që pretendojmë se janë të egër dhe më të shijshëm. Vjetërsinë për t’u degraduar e kanë mbi 300-400 vite. Tregon edhe një dështim të kulturës sonë qytetare, por edhe një dështim spektakolar i pushtetit qendror e lokal, sepse tregon për një moskontroll të territorit. Ne nuk kemi dëgjuar kurrë që të dalë Inspektoriati i Territorit dhe të gjobisë individë që hedhin plehrat gjithandej. Për aq kohë sa ndodh kjo, edhe nëse heqim qeset njëpërdorimshe, ne do të vazhdojmë të kemi ndotje të burimeve tona ujore dhe të sistemit ekologjik”.

Ajo që vihet re është se, me kalimin e viteve, mbetjet plastike dhe jo vetëm ngecin përgjatë shtratit të lumit dhe bimësisë në të dyja krahët e tij.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU