Shkarkohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë

Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani. Qeveria e Kosovës me kërkesë të Nismës Socialdemokrate mori vendimin për të liruar nga detyra ministrin. Kështu thonë burime të ‘Indeksonline’, brenda qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve nga qeveria konfirmojnë se U.D në krye të MTI-së do të jetë zëvendësministrja aktuale nga Nisma, Arbresha Krasniqi.

Nisma udhëheq me tri ministri në qeverinë e Kosovës. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj mban postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e Kosovës.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU