Shkarkimi i Lopeteguit, 2 kandidatët që pritet të marrin drejtimin e Spanjës

Spanja shkarkoi trajnerin Julien Lopetegui, 1 ditë para startit të Botërorit, pasi drejtuesit e Federatës së Futbollit u ndjenë të tradhtuar nga tekniku, i cili ditën e djeshme u zyrtarizua si trajneri i ri i Realit.

Dy emrat e para që shihen si kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës iberike në këtë situatë emergjente janë trajneri i U-21, Alber Celades dhe drejtori sportiv Fernando Hierro. Ndeshjen e parë në eventin më të rëndësishëm të globit, Spanja do ta luajë ditën e premte ndaj Portugalisë, teksa pritet me mjaft interes të mësohet kush do të jetë trajneri i ri.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU