• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shitje makinash dhe mbyllje biznesesh, Vettingu fut në borxhe anëtarët e KLD

by A R
13/05/2018 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbatimi i ligjit të Vetingut duket se ka prodhuar një tërmet të heshtur në drejtësinë shqiptare.

Si asnjëherë më parë, shumica e faqeve të deklaratave të pasurisë së kupolës së drejtësisë shqiptare, janë bosh.

Nuk ka më apartamente të reja, makina të shtrenjta, kredi në shuma të mëdha, transaksione të dyshimta etj.

Përkundrazi, me zbatimin e ligjit të Vetingut, ligj i cili deri më tani ka boshatisur Gjykatën Kushtetuese, për të vijuar boshatisjen e gjykatave të tjera, gjyqtarët deklarojnë rrudhje të llogarive bankare, mbyllje biznesesh si dhe para borxh.

Gerd Hoxha

Anëtari i KLD, Gerd Hoxha, njëherësh kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve, deklaron se gjatë vitit 2017 ka blerë një motorr ‘Pieggio’, me vlerë 147 000 lekë. Gjatë vitit 2017, Hoxha deklaron pakësimin e parave në banesë me vlerë 500 000 lekë si dhe pakësimin e një llogarie bankare me vlerë 1 500 euro.

Ndërkaq, anëtari i KLD, Neritan Cena, deklaron se nga borxhi që i ka marrë kunatës së tij, në vlerat 9 mijë euro dhe 5 400 000 lekë kunatës, gjatë vitit 2017, nuk i ka shlyer asnjë lekë. Gjithashtu, Cena deklaron se i ka marrë 2 mijë euro borxh djalit dhe xhaxhait, një hua tjetër 5 mijë euro, ku ka shlyer 1 120 euro, hua 3 988 euro, ku ka shlyer 500 euro si dhe një kredi 700 000 lekë, ku ka shlyer 172 378 lekë. Një pjesë tjetër e anëtarëve të Këshilli të Lartë të Drejtësisë deklarojnë vetëm të ardhurat nga paga dhe interesa nga depozitat bankare.

Gjin Gjoni

Anëtari i KLD, Gjin Gjoni, rezulton se gjatë vitit 2017, ka shituar makinën Benz Mercedez E Clas, në bashkëpronësi me zonjën Elona Çaushi, me vlerë 40 mijë euro. Gjatë vitit 2017, Gjin Gjoni deklaron pagën si gjyqtar 1 383 419 lekë, honorare nga KLD 25 500 lekë, të ardhura nga qeraja 2 300 euro, dy karta krediti 13 mijë euro dhe 10 mijë euro, ndërkohë që vijon të shlyejë një kredi me vlerë 90 mijë euro, marrë që në vitin 2008. Bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, gjatë vitit 2017, deklaron overdraft mbi pagën 1 000 000 lekë, overdraft për kartën e kreditit minus 7 315 lekë si dhe një kredi 130 mijë euro.

Zonja Çaushi deklaron disa llogari dhe depozita, me burim nga paga, shpërblime dhe divident nga kompani të ndryshme, konkretisht në vlerat 30 943 470 lekë 10 488 euro, 1 352 472 lekë, 156 778 lekë, 438 814 lekë, 15 mijë euro, 30 mijë euro,  2 466 euro, 47 euro si dhe cash 10 500 euro. Çaushi deklaron mbylljen e aktivitetit të shoqërisë ‘Vintage Second Hand and Neë’, çregjistruar si dhe pezullimin e aktivitetit të shoqërive  ‘Best Buy Drug Store’ dhe ‘Bio Gourment’. Elona Çaushi deklaron disa kontrata huaje me vlerat 40 mijë euro, 30 mijë euro, 10 mijë euro, 25 mijë euro dhe 50 mijë euro.

Anëtari me 12 burime të ardhurash

Anëtari i KLD, Vangjel Kosta, gjatë vitit 2017, deklaron 12 burime të ardhurash. Konkretisht Kosta deklaron të ardhura nga kompania ‘ZagaKosta’, nga Shkolla e Magjistraturës, nga Shkolla e Avokatisë, nga KLD, nga shërbime të ‘Alpha Bank’, nga një kontratë shërbimi me TLAS, nga Shoqëria e Hapur Civile,  Fonadacioni Slynn Foundation Britani, nga Konrad Adenhauer, nga konsulenca ndaj IFC, si avokat për MEDART, 10 200 euro. /Shqiptarja.com/b.d

Next Post
Mos u gënjeni nga dielli i mëngjesit, moti këtë të diel ka surpriza

Mos u gënjeni nga dielli i mëngjesit, moti këtë të diel ka surpriza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In