Shitja e aksioneve të “Bankers”, qeveria kineze ende nuk ka miratuar marrëveshjen

Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të publikojë një përditësim mbi shitjen tek degët e Geo-Jade Petroleum Corporation në bazë të marrëveshjes së datës 19 mars 2016. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të blejë të gjitha aksionet e Bankers nëpërmjet degëve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion.

Përfundimi i transaksionit mbetet subjekt i miratimit rregullator të Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE). Miratimi i marrëveshjes nga Republika Popullore e Kinës i cili duhej të merrej brenda datës 30 qershor 2016 tani është shtyrë për në 31 korrik 2016. Bankers dhe Geo-Jade janë duke punuar intensivisht së bashku për marrjen e këtij miratimi brenda muajit korrik, dhe nëse ky miratim merret, marrëveshja parashikon një zgjatje automatike gjashtëdhjetë ditë nga data e fundit (aktualisht 31 korrik, 2016 deri në 29 shtator, 2016) për mbylljen e transaksionit.

Nëse miratimi nga SAFE nuk merret deri më 2 gusht, 2016 atëherë një amendim i mëtejshëm i marrëveshjes do të jetë i nevojshëm që të zgjatet afati kohor për miratimin nga SAFE si dhe për shtyrjen e datës për mbylljen e transaksionit. Të dyja shoqëritë, Bankers dhe Geo-Jade janë të angazhuara për përfundimin e transaksionit, dhe diskutime të tilla janë duke u zhvilluar, përfshirë edhe dispozitat e mundshme që do të rrisin angazhimin e palëve.

Pas përfundimit të suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos  dhe të Londrës./a.m.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU