Shiste të njëjtin apartament disa herë, prangoset mashtruesi

Policia e Tiranës prangosi një person i cili përmes mashtrimit, u shiste disa qytetarëve të njëjtin apartament. Eqerem Mehmetaj, 55 vjeçari banues në Tiranë eshte arrestuar sot pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, ai eshte i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Mashtrim, kryer në bashkëpunim”.

“Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim numër 70 datë 16.11.2017, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143 /2 të Kodit Penal.

Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi ky shtetas kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare”./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU