Shifrat, si është reduktuar numri i aksidenteve me 23% në katër vite

Siguria rrugore në Shqipëri gjatë 4 viteve të fundit është përmirësuar ndjeshëm, shkruan Lexo.al

Këtë e tregojnë shifrat e aksidenteve për 1 mijë mjete që janë në qarkullim.

Krahauar me vitin 2013, kemi një rënie të aksidenteve me 23% edhe pse numri i mjeteve është rritur me 20% në 4 vitet e fundit.

Pra, treguesi më i mirë i sigurisë rrugore dhe punës së mirë të strukturave shtetërore krahasimi i numrit të aksidenteve për 1000 mjete që janë në qarkullim. Nëse përdoim këtë tregues kemi rënie me 23 %, nga 5,6 aksidente për 1000 mjete në 4,3 aksidente për 1000 mjete (për faktin se numri automjeteve në 4 vite është rritur ndjeshëm me rreth 20 %), bazuar në të dhënat që janë publike.

Me rënie janë edhe fatalitet si pasojë e aksidenteve.

Nëse në 2013, si pasojë e aksidenteve ndërruan jetë 295 vetë, në 2017 ky numër ra në 222 apo u pakësua me 25 %.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU