SHIFRAT/ Protesta e studentëve në Tiranë dhe si qëndron e vërteta e tarifave

Protesta e studentëve në Tiranë, të cilët kërkonin heqjen e tarifës për provimet e mbartura, u shoqërua edhe me disa zëra se sot në Shqipëri, studentëve u duhet të paguajnë tarifa më të larta për studimet e tyre, krahasuar me disa vite më pare.

Por siç provon ky dokument, nga viti 2013 deri në vitin 2014 tarifat studentore nuk kanë pësuar asnjë rritje. Konkretisht, tarifa maksimale e studimeve në vitin 2014 është 45 000 lekë, po aq sa edhe ishte në vitin 2013.

E vetme rritje tarifash ka ndodhur në periudhën 2009-2013, me një rritje prej 50 %. Konkretisht, nga 30 000 lekë në 2009-n, tarifa ka shkuar në 45 000 lekë në 2013-ën, para se të realizohej reforma në arsimin e lartë.

Siç duket qartë, për studentët shqiptarë, në vitet e fundit, nuk ka asnjë kosto shtesë, aq më pak të lidhur me tarifën e shkollimit.

Në anë tjetër, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se është shteti shqiptar ai që mbulon pjesën më të madhe të kostove financiare për edukimin e çdo studenti shqiptar. Por si qëndron realisht e vërteta në këtë pikë?

Le t’i referohemi konkretisht universitetit të mjekësisë për ta kuptuar situatën. Kostoja totale për një student që ndjek një nga programet e këtij universiteti është 150,920 lekë. Në këtë kosto totale shteti kontribuon, pra paguan 115,920 lekë, ndërsa studenti, në një program bazë, vetëm 35 000 lekë. E thënë ndryshe, shteti mbulon 77 % të kostos totale për secilin student. Dhe kjo vlen për më shumë se 55 % të programeve totale që ofron ky universitet.

Le të marrin një rast tjetër në universitetin bujqësor. Kostoja totale aty për një student është 127. 690 lekë. Për këtë kosto totale që ka arsimimi i tij, studenti vetë paguan një tarifë prej 25 mijë lekësh, ndërsa shteti plot 102.690 lekë. E thënë ndryshe, shteti paguan 80 % të kostos toale. Dhe kjo vlen për 68 % të programeve totale që ofron universiteti.

Këto dhe të tjera të dhëna provojnë që shteti shqiptar, mbulon pjesën më të madhe të kostos financiare për çdo student që ka zgjedhur të studiojë në një programet e universiteteve tona publike./LEXO.AL/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU