Shifrat / Bota piu më pak verë në vitin 2018

Sipas një vlerësimi nga Organizata Ndërkombëtare e Verës (OIV), konsumi botëror i verës është ulur vitin e kaluar, kryesisht për shkak të ngadalësimit ekonomik të Kinës dhe pasigurive të lidhura me Brexit.

”Vitin e kaluar, planeti piu rreth 246 milionë hektolitra verë”, sipas OIV-së.

Konsumi botëror i verës duket se shënon një pauzë në progresin e saj kryesisht e ndikuar rënia e konsumit në Kinë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Vitin e kaluar, SHBA, konsumatori më i madh në botë i verës që nga viti 2011, rriti 1,1% konsumin e verës krahasuar me 2017-ën.

Në Amerikën e Jugut, konsumi ra në vendin më të madh të prodhimit të verës siç është Argjentina.

Në Europë konsumi mbeti pothuajse i qëndrueshëm.

Në terma të tregut, Spanja mbetet eksportuesja më e madhe në vëllim vitin e kaluar, me 20,9 milionë hektolitra ose 19,4% të tregut botëror.

Franca mbetet eksportuesja më e madhe në botë, me vlerë 9,3 miliardë euro.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU