Shifrat alarmante të vetëvrasjeve në Shqipëri

10 shtatori shënon ditën ndërkombvëtare të parandalimit të vetëvrasjes, por edhe pse në vendin tonë shifrat e personave të vetvrarë janë shumë të larta, asnjë aktivitet nuk u ndërmor, apo qoftë edhe një apel i thjeshtë.
Satistikat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë 3 viteve të fundit 659 persona kanë kanë kryer vetëvrasje, ndërkohë që vitin 2018 ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare, edhe pse burime pranë urgjencës bëjnë të ditur se numri i personave që kanë tentuar vetëvrasjen është i konsiderueshëm.

Psikologët shprehen se një nga shkaqet kryesore që çojnë drejt vetëvrasjes janë çrregullimet mendore, depresioni, stresi si dhe konsumimi i alkoolit dhe drogërave të ndryshme.

Specialistët gjithashtu shtojnë se një nivel në rritje i tentativave për vetëvrasje vihet re tek adoleshenët, për shkak të ndikimit që kanë nga filmat.

Ndërkohë edhe pse numri i vetëvrasjeve është i lartë ne vendin tonë, roli i psikologut në shoqëri mbetet ende i zbehtë./Vizion Plus

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU