Shifër rekord / Një francez fiton në lotari mbi 83 milionë euro

Një francez fitoi një “jackpot” prej më shumë se 83 milionë eurosh gjatë hedhjes së llotarisë “Euro Millions”.

Kjo është shuma e gjashtë më e madhe që fitohet që prej fillimit të kësaj llotarie që shtrihet në gjithë Evropën.

Fituesi i lumtur, identiteti i të cilit dhe as vendi ku është blerë bileta nuk janë bërë të ditura, ishte i vetmi fitues i këtij “jackpot”-i të hedhur në lojë që më 17 mars, me shumën fillestare prej 17 milionë eurosh.

Për shkak se nuk kishte pasur fitues të tjerë, kjo shumë u rrith shtatë herë, duke arritur vlerën totale të 83 397 527 euro./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU