Shfrytëzonte minorenen për prostitucion, prangoset 17-vjeçarja

Policia e Tiranës ka arrestuar një adoleshente pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. në pranga ra shtetasja me inicialet K.K. e cila ka detyruar një vajzë të mitur të kryente marrëdhënie seksuale me para, me persona të tjerë, klientë që i gjente vetë.

“Më datë 23.02.2017, duke u nisur nga kallzimi i shtetases S. Sh., Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasit: – Dritan Toska, 37 vjeç, banues në Tiranë – K. H., 17 vjeçe, banuese në Tiranë” njofton policia.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, Dritan Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur S. SH., pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe nxitur nga shtetasja K. H. “Shtetasja K. H., gjithashtu dyshohet se ka nxitur shtetasen S. Sh të kryej marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar”¬ njofton policia.

Materialet procedueriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14¬18 vjeç”, parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Dritan Toska dhe për veprën penale “Favorizimi i prostitucionit”¬ në tentativë, parashikuar nga Neni 114¬22 iKodit Penal, në ngarkim të shtetases K. H.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU