Shfaqet modeli 2017 Mercedes-Benz E-Class (VIDEO)

Mercedes publikoi dje një video të modelit të ardhshëm 2017 E-Class në YouTube, pak para debutimit në shfaqjen e veturave në Detroit.
Videoja nuk tregon shumë detaje, vetëm pak pamje të “fshehtë” të pjesës së jashtme, duke lënë publikun kureshtarë.

Në video aspekti më i rëndësishëm që shihet janë dritat e reja përpara Multibeam, që vijnë me poçe LED, transmeton GazetaExpress.

Pamja përpara tregon fytyrën e re të veturës, e cila vazhdon të ketë pamjen e “katër syve” falë LED-it në secilën dritë.

Shikojeni videon që Mercedes e publikoi në YouTube dje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU