Sheshel akuzon Xhinxhiç: I dorëzoi Carla del Pontes dokumentet e luftës në Kosovë

Kryetari i Partisë radikale të Serbisë Vojislav Sheshel ka prezantuar dokumente të besueshme për veprimet e ushtrisë e të policisë së Serbisë në Kosovë në vitin 1998. Këto dokumente, ka thënë Shesheli, ish- kryeministri i Serbisë Zoran Xhinxhiç në vitin 2002 ia kishte dorëzuar ish – kryeprokurores së Tirbunalit të Hagës Carla del Ponte, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se dokumentet përmbanin procesverbalet nga takimet e Komandës së përbashkët për Kosovën, e cila, ka saktësuar ai, ka qenë organ joformal i cili në vitin 1998 ka vepruar me qëllim të koordinimit të përpjekjeve të ushtrisë, të policisë e të sektorit civil në planet për shpartallimin e, siç e quajti ai, veprimtarisë terroriste në Kosovë.

“Gjingjiqi ka kërkuar nga Nebojsha Pavkoviq (ish- shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë i dënuar nga Haga në vitin 2009 me burgim për krime lufte në Kosovë, sqarim yni), t’ia sillte ato dokumente të cilat më pas ia dorëzoi Carla del Pontes.

Ai kishte marrë disa dokumente edhe nga viti 1999, dy fletore të hirta me pasqyrën e lëndës arkivore të Ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 1999 si dhe Ditarin operativ të luftës të komandës së zhvendosur të Armatës së Tretë”, citon portali serb “Veçernje novosti” të ketë thënë Sheshel.

Sipas tij, dhënia e këtyre dokumenteve kryeprokurores së Hagës është akt tradhtie i Zoran Gjingjiqit. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU