Sherri politik dhe ‘heronjtë’ e vërtetë

Politika vlon prej dy ditësh, pas sherrit të krijuar për dekretin për ministrin e jashtëm. Por nga ana tjetër Shqipëria po përballet me një situatë tepër të vështirë, si pasojë reshjeve të denduara të borës, shkruan javanews

Dhe heronjtë e vërtetë ndodhen në terren, duke i shërbyer vendit.

Pavarësisht kushteve të motit dhe dëborës, ishte emergjente për të rregulluar linjën elektrike të 27 familjeve në Lekbibaj të Tropojës.

Në këto kushte elektricisti Selatin Paplekaj është nisur për të riparuar defektin në rrjetin e tensionit të mesëm.

Reshjet e borës nuk ia kanë lehtësuar aspak punën, por detyra e thërret.

Javanews/a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU