Sherri për pronën, policia e Tiranës zbarkon te tregu “Çam”

Një konflikt pronësie kërkoi ndërhyrjen e policisë për shkak të mosmarrëveshjeve midis dy familjeve dhe përmbaruesit në tregun “Çam” në kryeqytet. Në pronën e familjes Skifteri, që në fillim të viteve ‘90, janë ndërtuar disa magazina nga familja Çizmja. Familja pronare e truallit, ka fituar të gjitha gjyqet, por sot e ka të pamundur të marrë pronën e saj.

“Kemi 10 vjet që shkojmë dyerve të gjykatave. Pala tjetër vetëm me një autorizim quhet pronar, ne me certifikatë pronësie nuk quhemi pronar”, shprehet Arta Sino, trashëgimtare. Ambientet e ndërtuara në pronën e familjes Skifteri, janë të lëshuara me kontrate me qira dhe përmbaruesit e kanë të vështirë të ekzekutojnë vendimin.

“Në zbatim të këtij vendimi, ne kemi bërë pjesërisht një ekzekutim të këtij vendimi. Priten të vijnë personat që i kanë dhe të hapin dyqanet, edhe me dhunë mund të bëhet sepse janë njoftuar dhe kemi ardhur 3-4 herë këtu. Do hapet dyqani dhe do inventarizohet malli”, thotë përmbaruesi, Zyber shehu.

Ndërkohë, avokati që mbron shitësit që kanë me qira dyqanet, thotë se zbatimi i vendimit të përmbaruesit përben shkelje.

“Dokumentacionin ne e kemi paraqitur këto ditë edhe pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila urdhëron përmbaruesin që të çojë për 7 ditë dosjen për kontroll. Nëse nuk e çon do të përballen me pasojat siç e sanksionon ligji”, shprehet avokati i tregtareve, Seit Çizmja.

Familja Skifteri ka fituar të drejtën me vendim gjykate që t’i kthehet mbrapsht rreth 250 metër katror truall dhe një shtëpi banimi prej 75 metra katror./TCH

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU