Sherr me thika mes studentëve shqiptarë e amerikanë

Një student amerikan është plagosur me thikë pas një sherri mes dy grupeve. Ngjarja ka ndodhur në Firence të Italisë pak pas mesnatës.

Sipas policisë italiane, sherri mes shqiptarëve dhe amerikanëve ndodhi në një lokal nate për motive banale.

Fillimisht ka qenë një student amerikan që u konfliktua me një student shqiptar, të cilin e goditi. Më pas sherri degjeneroi në sherr masiv mes dy grupeve.

Gjatë përleshjeve, njëri prej studentëve amerikanë u qëllua dy herë me thikë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identifikuar protagonistët në këtë sherr.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU