Sherr me efektivët dhe gurë kokës një polici, kapet i forti në Bulqizë, në kërkim i vëllai

 Dy vëllezër në qytetin e Bulqizë kanë kundërshtuar me forcë policinë , madje kanë sulmuar me gurë dhe sende të tjera të forta efektivët e policisë. Policia ka shkuar në shtëpinë e dy vëllezërve Tançi, pasi këtë të dielë ka gjetur mjetin e njërit prej vëllezërve të përmbysur në një nga rrugët e qytetit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë shkuar në banesën e shtetasit Bajram Tançi, ku ky i fundit sapo ka parë policinë së bashku me vëllain e tij Besim Tançi kanë kundërshtuar me forcë si dhe goditur me gurë njërin nga  punonjësit e policisë duke i shkaktuar dëmtime fizike  dhe më  pas janë larguar me  vrap.”- shkruan në njoftim policia.

Shërbimet e policisë u janë vënë në ndjekje ku kanë kapur dhe arrestuar njerin prej vëllezërve për veprën “Kundërshtim i punojësit të policisë së rendit”,  shtetasin :

Besim Tançi, 50 vjeç banues në Vajkal Bulqizë, i dënuar më parë për veprën penale “Armbajtje pa leje”.

Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër   që është dhe drejtuesi i automjetit shtetasi Bajram Tançi, 35 vjeç,  banues në Vajkal Bulqizë për veprat penale , “Kundështim i punonjësit të policisë së rendit”, “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindje ndaj punonjësit të policisë së rendit”, parashikuar nga nenet  236/2 , 291, 237, 242, të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU