Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme mu në qendër të Shëngjinit, ku sipas informacioneve të para, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Për momentin nuk dihen ende identitet e të plagosurve, ndërsa dyshohet se mes dy të rinjve ka pasur shkëmbime zjarri. Për momentin nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në hyrje dhe në dalje të Shëngjinit dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Policia bën me dije se më datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, , nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar. Dy personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital ku po u jepet ndihma e parë mjekësore.