Shëngjin, Basha me peshkatarët: Do të shfuqizojmë cdo tender korruptiv

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e tij, kësaj rradhe me peshkatarët e Shëngjinit në Lezhë nga ku tha se për cdo aferë korruptive që ka bërë dhe do të bëjë qeveria, me ardhjen e së djathtës në pushtet do të shfuqizohen të gjitha koncensionet që kanë të bëjnë me peshkimin në këto zona. Peshkatarët i thanë Bashës se Ishulli Shëngjinit po i jepet një deputeti ndërsa Viluni do të përvetësohet nga një mik i kryeministrit. Mbi këtë lideri opozitës reagoi duke thënë se do shfuqizojë cdo koncension dhe se do të lërë në dorë të peshkatarëve zonat

    “Lagunë me ja dhënë dikujt që s’ka mbajt kallam peshkimi në dorë ndonjëherë, vetëm e vetëm që ta shesë licencën siç doli Laguna e Patokut, kjo është aferë e pastër korruptive dhe kriminale. Unë ju jap fjalën e nderit javën e parë në pushtet do t’i shfuqizoj të gjitha këto koncensione. Ju do të jeni ata që do të keni në dorë sektorin, ju do të jeni ata që do të përfitoni drejtpërdrejtë lehtësitë në këtë sektor”. – tha Basha.

    Peshkatarët i thanë kryedemokratit se nuk lejohen të marrin naftën nga Mali Zi, i cili sipas tyre është shumë më i lirë se ai në vend/ Një tjetër shqetësim ishin taksat e larta për regjistrimin e biznesit.

    Peshkatarë: Tarifat e letrave të regjistrave kanë qenë 700 mijë lekë është bërë 900 dhe kanë thënë që është rrit prapë shokët e mi që kanë bërë letrat. Këto janë taksa që bëhen vjetore për regjistrin. Paguajmë në bazë të fuqisë motorrike, licenca peshkimi që unë paguaj është 800 mijë lek, përveç regjistrit 800 mijë lekë. Tashti na kanë hequr të drejtën e shkumjes në Itali  për me marrë naftën. Na kanë dhënë naftën me TVSH shteti shqiptar. Na japin naftën me TVSH, duhet ta shesin prodhimin me TVSH, por TVSH-në nuk na e njohin 100% të rimbuesueshme.

    Basha: Kush merr naftë pa akcizë ?

    Peshkatar: Vetëm një pakicë.

    Basha: Nafta pa akcizë do të jetë në dispozicion të çdo peshkatari, jo vetëm të atyre që shkojnë e lyejnë rrotën e pushtetit në Tiranë.

     

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU