Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi sot në Itali. Një urë është shembur në autostradën A10 në Genova dhe bashkë me të kanë rënë edhe autovetura, duke shkaktuar një tragjedi njerëzore me dhjetëra viktima.
Te dhenat me te fundit raportuar nga mediat italiane flasin per 35 viktima si pasoje e shembjes se ures ne Genova.
Po ashtu, raportohet se 13 perosna janë plagosur ndërkohë 10 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Ura e shembur është ajo që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian e njohur si ura “Morandi”. Një pjesë e urës ka rënë mbi banesa dhe disa biznese që ndodheshin aty pranë. Në vend kanë shkuar nëj numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie që vijojnë prej orësh operacionet e kërkim-shpëtimit.
LIVE GENOVA
Corriere shkruan se ka persona nën rrënoja. Dhjetëra telefonata kanë mbërritur në policinë italiane, ndërsa fotot janë postuar në “Facebook”.
Dyshohet se ajo që ka shkaktuar shembjen e urës mund të ketë qenë një kolaps strukturor, që ka ndodhur në pjesën që kalon mbi rrugën “Walter Fillak” në zonën e Sampierdarena.
Të dyja karrexhatat kanë rënë në tokë për rreth njëqind metra.
Të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash, duke zënë nën të disa automjete. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.. /ma.me
Disastro a #Genova. Crolla il ponte Autostradale. Stiamo cercando informazioni. pic.twitter.com/f2Z0c91JLZ
— Sergio Battelli (@BattelliSergio) August 14, 2018