Panik para ndeshjes së Champions League mes Romës dhe Cska-së së Moskës.
Në stacionin “Repubblica” në metronë A në kryeqytetin italian, një shkallë lëvizëse ka rënë duke zënë një grup tifozësh rusë që kishin ardhur nga Moska për ndeshjen e sotme. Me sa duket, struktura ka rënë mbi tifozët e klubit moskovit, të cilët ishin duke u përgatitur për të shkuar në stadiumin “Olimpiko”.
Sipas policisë italiane, mbi dhjetë tifozë kanë pësuar lëndime në pjesën e këmbëve. Ndërkohë që stacioni është mbyllur përkohësisht njofton policia.
Не знаю автора видео, но сейчас в Риме сорвало стопор у эскалатора с болельщиками ЦСКА. Есть пострадавшие. https://t.co/OUERBOwyv9https://t.co/EZJXeDmSRJ pic.twitter.com/DmMC3bfQy0
— Василий Конов (42+) (@VasilyKonov) October 23, 2018