“Shefi i komisariatit” që rezultoi…emigrant, “qytetari dixhital” nxjer blof Berishën

Që prej lënies së postit të kryeministrit, si pasojë e humbjes së thellë në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013, Sali Berisha vijon të jetë tepër aktiv duke ngritur akuza ndaj qeverisë dhe eksponentëve të majtë përmes publikimeve të herëpashershme në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kanë qenë të shumta rastet ku përmes postimeve të cilat Berishës ia sjell i ashtuquajturi “qytetar digjital” të jetë bërë disinformim ndaj opinionit publik.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me një post të publikuar së fundmi, ku Berisha ka dalë sërish blof.

Në një foto të publikuar Berisha denoncon se personi i futur në rreth i cili sipas tij është shef i komisariatit të Shkodrës shoqërohet me kriminelë.

Mirëpo e vërtetë është komplet ndryshe.

Personi i futur në rreth është shtetasi Xhevahir Isufi, ai nuk është më në radhët e policisë së shtetit si pasojë e emigrimit në SHBA prej mëse një viti. Po ashtu Isufi në Polici nuk ka mbajtur asnjëherë postin e shefit të komisariatit, por atë të punonjësit të Patrullës në Shkodër./Lexo.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU