SHBA “shuplakë” Vuçiçit: Mjaft me Millosheviçin, vrau mijëra njerëz!

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas Engel, deklaratat e Vuçiçit për Sllobodan Millosheviçin është e papranueshme, sepse kjo nuk i shërben aspak ndërtimit të paqes dhe pajtimit mes popujve.

“Vuçiç duhet të ndalet së dhëni deklarata kundërthënëse. Nuk mund të bësh thirrje për paqe dhe pajtim në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë lavdëron Sllobodan Millosheviçin, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve”- tha ai.

Rikujtojmë se gjatë qëndrimit të Vuçiçit në Kosovë, ky i fundit shtoi se Millosheviçi ishte një politikan i madh, por dështoi me disa politika që ndoqi. Kjo deklaratë e tij shkaktoi debate dhe akuza të forta në Prishtinë, por edhe jashtë saj.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU