Deputeti socialist, Erjon Braçe ka zgjedhur të bëjë ironi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak minuta pasi Ambasada Amerikane, artikuloi qartë se administrata e Presidentit Trump nuk e mbështet bojkotin e Parlamentit dhe të zgjedhjeve nga opozita.
Braçe i thotë Bashës se pas kësaj deklarate nuk mund të gënjejë më njeri dhe i kujton atë shprehjen me të cilin u bë i “famshëm” edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, “Suksese në jetë”.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan:
“Te pata thene Lul;
Kur kercen genjeshter me genjeshter, domethene hu me hu,
diku do mbetesh, domethene do ngulesh!!
Tani si te duash;
Ne dac rri ne cader, ne dac rri ne shtepi-me raport mjekesor!
Nuk genjen dot me njeri,
as per oren e as per motin!
#sukseseneJete”,- përfundon ai.
a.ç